Sa ndryshime, po aq dhe të njëjta projekte në vendet e para në klasifikimin e kësaj jave të “The Top List”. Por ajo që na intereson të gjithëve, është kënga e vendit të parë.

Edhe për këtë javë, Luiz Ejlli ka rrëmbyer fronin për të gjashtën javë radhazi me “Dedikim”. Vendi i dytë shkon për Ledrin, Mc Kresha dhe Vig Poppa me “2 Passaporta”, me një pozicionim më lart nga java e kaluar. Pas tyre vjen Capital T, Eaz dhe Rina me “Dirty Move”, të cilët kanë zbritur një vend në listë.

Teksa “Andërr” e Denk dhe Noizy nuk ka ndryshuar nga java e kaluar, vendi i pestë shkon për Ronela Hajatin dhe Fifi me “Hajde shpirti”, me plot 35 vende më lart. Me një vend më poshtë këtë javë është “E keni dit” nga Romeo, Ledri dhe Klementi.

Luiz Ejlli nga ana tjetër është rritur me 1 vend nga java e kaluar me “Përjetësisht”, duke shkuar në vend të shtatë. Po ashtu një tjetër projekt i tij, “Me ty”, është rritur me 1 vend. Në vend të nëntë, me po 1 vend më lart, renditet bashkëpunimi i Luizit dhe Donaldit, “Dy shotsa”.

Top 10 mbyllet me remixin e “Me ty” nga Dj Benito, me një vend më lart nga java e kaluar. Pak fare më poshtë ka ndryshime akoma më të mëdha.

“Mah Bebe” e Lil Kolo, Rvchet dhe Solo është rritur me plot 89 pozicione duke u renditur në vend të 11-të. Vendi i 12-të shkon për Kiddmarioo me “13”, me 87 vende më lart nga java e kaluar.