Noizy surprizon me projektin e tij më të ri. “Dashni ke ra” mban titullin kënga që e sjell atë në klsifikimin e javës të “The Top List”.

Ky projekt e nis me këmbën e mbarë albumin e ri të artistit, “Icon”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili e ka votuar maksimalisht duke e renditur kështu në Top 10, e më saktësisht në vend të shtatë të listës.

Një fabulë e thjeshtë dhe shumë argëtuese, një histori dashurie, një djalë i dashuruar me një vajzë, por familja e saj nuk e pranon. Mbase nga ato historitë tipike në filmat romantikë që i shohim me aq dëshirë, apo histori që fundja vetë e kemi përjetuar të paktën një herë.

“Dashni ke ra” vjen e shoqëruar nga një klip me regji të vetë artistit, ku protagonistë po ashtu janë dhe Rajmonda Bulku dhe Gëzim Rudi, dy figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. “Dashni ke ra” është një projekt kaq ndryshe dhe i veçantë, aq sa padiskutim është hiti i ri i verës.