Grupi Elita 5, është kthyer me një projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë. Kënga më e re e tyre titullohet “Natën e Mirë” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Ky grup legjendar njihet për baladat e bukura të krijuara ndër vite. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as me “Natën e mirë”.
Ata edhe këtë here kanë sjellë një këngë goxha të veçantë. Sigurisht zëri dhe interpretimi i volalistit Arif Ziberi, i sjell projektit një ngrohtësi të pashoqë.
Më herët nëpër intervista ku paralajmëronte këtë këngë të re, Ziberi tha se ky projekt është madhështor ku është përfshirë edhe Filarmonia e Shkupit dhe se do të ishte ‘shkollë’ për artistët e rinj se si duhet të realizohet një këngë. Po ashtu, lidhur me 40 vitet e grupit ai ka zbuluar se vera e këtij viti do të jetë rekord për ta sa i përket numrit të mbrëmjeve dhe koncerteve. Epo, mezi po presim!