Mund të themi pa frikë që janë grupi më i njohur i muzikës rok në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Që prej viteve ’90, ata kanë ditur si të tërheqin audiencat me krijimet e tyre muzikore.

Pas një shkëputjeje prej 4 vitesh në tregun muzikor, Elita 5 është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Këtë radhë me një baladë të re e cila titullohet “Lamtumirë” . Grupi, me vokalist Arif Ziberin, kanë sjell këngën e tyre të re të titulluar “Lamtumirë”.

Kënga është një baladë e cila si shumë të tjera të grupit, i dedikohet dashurisë. Kjo këngë shënon rikthimin e Elita 5, por edhe hyrjen e tyre për herë të parë në Top Awards. Publikuar në këtë prag festash, “Lamtumirë” premton të shndërrohet në një hit të fundvitit 2021. Kjo këngë e ka renditur grupin legjendar në vend të 41-të të klasifikimit të “The Top List”.