Mozzik ka ardhur me evolucion të pabesueshëm. Artisti ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re të titulluar “Shko”. Ndryshe nga sa e kemi parë herët e tjera, Mozzik është tjetërsuar plotësisht. Sigurisht për mirë ama.

“Shko” e ka shfaqur atë me një frymë më eksperimentuese, më të guximshme dhe më të ndryshe le të themi. Një videoklip i arrirë e një këngë mjaft interesante, Mozzik nuk ka gabuar aspak me përzgjedhjen e tij këtë herë.

Ky projekt u prit mjaft mirë nga publiku që javën e parë të publikimit. Madje Mozzik ka arritur që të pozicionohet mjaft mirë në klasifikimin e kësaj jave. “Shko” e ka renditur artistin në Top 5 e më saktësisht në vend të pestë të listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.

Disa fansa e konsiderojnë këtë projekt si më të mirin e karrierës së Mozzik. A do të mundet ai që të vazhdojë këtë ritëm në projektet e ardhshme duke na surprizuar gjithnjë e më shumë?