Mozzik, një nga reperat më të preferuar në tregun muzikor shqiptar, prej kohësh ka treguar për ndjekësit e tij në Instagram se ishte duke punuar për projektin e tij të radhës.
Pas bashkëpunimit më të vëllain e tij Getinjo, të cilët sollën hitin “Tony Montana”, Mozzik ka zgjedhur një tjetër artist për të sjellë këngën e radhës dhe bëhet fjalë për Enis Bytyqi.
“M’RA PIKA”, ka vendosur ta titullojë reperi këngën e tij më të re, e cila pritet të publikohet ditën e nesërme në kanalin e “Youtube”.
Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij të Instagramit, Mozzik është shprehur se të mërkurën ndërrohet loja dhe se kënga e re pritet të jetë një bombë e vërtetë. Gjithashtu për promovimin e kësaj kënge duket se Mozzik ka nisur një fushatë me slloganin “Lajmëro e telefono mikun, për Mozzikun”.