Reperi i njohur Mozzik është gati të publikojë projektin e radhës. Vetëm pak ditë më parë ai ka publikuar bashkëpunimin e tij me Enis Bytyqi, “M’ra Pika”, një këngë që ende po shijon suksesin e saj.

Por reperi i preferuar i publikut shqiptar nuk di të ndalet, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ai ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e tij se projekti i ri është gati.

“Projekti më i madh që kam punuar deri tani”, kështu shprehet Mozzik për këngën e re, të cilën ka vendosur ta titullojë “Cocaina” dhe që pret me padurim ta nxjerrë në treg.

Artisti ende nuk ka dhënë detaje rreth datës së publikimit të punës së tij më të re, duke lënë fansat në pritje, por një gjë është e sigurt, reperi nuk di të zhgënjejë.