Mozzik festoi sot ditëlindjen e tij të 26-të. Kjo na solli në mendje disa nga hitet e tij më të mira që kanë qenë pjesë e “Top Awards” dhe i kanë rezistuar kohës, duke qenë ndër të preferuarat e publikut që e kanë votuar për të vazhduar të jetë në renditjen e “The Top List”. Ja se cilat janë këngët e tij që kanë qendruar më gjatë në klasifikim.

“A milly”, një projekt që erdhi së bashku me Dardan, kryeson këtë listë me plot 62 javë si pjesë e klasifikimit. E kishit harruar? Ne po jua sjellim ndër mend.

“Eiskalt”, bashkëpunimi i Mozzik me Loredanën ka qenë padyshim më i veçanti për të gjithë fansat. Kjo këngë ka qenë për 55 javë pjesë e klasifikimit.

“Zemra Ime” ka qenë për 51 javë në “The Top List”. E kujt ja priste mendja se Mozzik romantik do të ishte kaq stil dhe i preferuar për publikun.

“Madonna” ka qenë pjesë e “The Top List” për plot 42 javë. Mozzik u pozicionua në vend të parë dhe për ironi, me një këngë që është përballur me kritika nga ana e publikut për shkak të tekstit. “Madonna” arriti të shndërrohej në hitin e Tik Tok për shkak të reagimeve të cuditshme kur prindërit dëgjonin një pjesë të tekstit të këngës, “o ta hongshaaa…”

“PP” që solli Mozzik në një tjetër projekt me Kida-n, ka qenë pjesë e “The Top List” për 41 javë. Një bashkëpunim i shumëkërkuar nga fansat e dyshes dhe që sigurisht nuk zhgënjeu.