Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Pak ditë më parë këngëtarja festoi ditëlindjen e saj dhe mbushi 24 vjeçe.

Në këtë ditë kaq speciale për artisten, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një surprizë ku lajmëroi se do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor. Kënga e saj e re ka në temë ditëlindjen dhe se si Rina në këtë rast dëshirën që shpreh kur fryn qirinjtë është të rikthehet me të. Mos ndoshta ishte ky një dedikim?

Për ditëlindje je dëshira… për ne lutna tu i fry qirat