Një ndër këngët më të komentuara ditëve të fundit, e kthyer në sinonimin e muzikës së munguar, ka qënë padiskutim “Mono“, një projekt që solli bashkë tre artistë të njohur dhe mjaft të talentuar, Alban Kondin, Bojken Lako dhe Kastro Zizo.

Publiku e ka mirëpritur këtë perlë muzikore, duke e pozicionuar menjëherë në vendin e parë të klasifikimit të “Top Aëards”.

Komentet nga ana e publikut por edhe nga personazhet e njohur kanë qënë tejet pozitive, duke treguar qartë se kjo treshe ka kthyer në tregun muzikor shqiptar një muzikë që i kishte munguar për një kohë të gjatë.

Një këngë e re por me miq të vjetër” ky është komenti që vetë Bojken Lako ka shkruar lidhur më këtë bashkëpunim muzikor.

Në këto kohë përgjithësisht të dalldisura, “Mono” vjen si një këngë që prej vitesh ka munguar e i nevojitet krijimtarisë“, shkruan Landi i West Side Family.

Më shumë se kurrë në këto kohë vlerësuam ata që vërtetë na duan dhe i duam shumë…shpesh krijojmë “qeli” në vete, duke rëne pre e vetmisë dhe krijimit të “armiqve” imagjinare, duke zhytur veten në humnera pa shpresë…natyrshëm erdhi dhe projekti “MONO” për të gjithë ATA/NE që e duam jetën shumë dhe dritën e diellit duam ta shohim gjatë…“, shkruan Kastro Zizo.

Nga ana tjetër, Albani ka shpjeguar se ky është vetëm fillimi i asaj që po vjen pasi artisti po përgatitet të sjellë albumin e tij.