Malda Susuri po vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur të skenës muzikore shqiptare dhe jo vetëm. Këtë javë ajo ka debutuar në “The Top List” me projektin e saj “Të kam në mendje”.
Ky projekt synon që përmes ndërhyrjeve të fuqishme artistike, edukative, dhe mbështetëse, të adresojë çështjet e shëndetit mendor në vend, veçanërisht çështjet e pikëllimit dhe humbjes, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke ulur stigmën rreth këtyre problemeve. Së bashku me “Të kam në mendje”, Malda ka publikuar dhe tre këngë të tjeta, “E pamundur”, “Grindje” dhe “Ti sem sheh kur qaj”, pjesë të një EP.
Faza e parë e projektit përfshin publikimin e katër këngëve, të krijuara me dashuri dhe përkushtim për të ofruar ngushëllim dhe shpresë përmes muzikës. Publikimi i i këtyre këngëve do të shërbejë si pikënisje e një dialogu gjithpërfshirës mbi rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe shëndetit mendor në shoqërinë tonë.