I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, por dhe për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë…
Çfarë mund të thuash për këngën tënde të re me Besa Kokëdhimën?
Është një këngë me muzikë dhe tekst nga Fifi. Fifi është një vajzë që më ka ndihmuar shumë. Besa ka bërë një punë shumë të mirë në bashkëpunim. Kënga del të mërkurën pasdite dhe uroj ta shijoni. Do ta performojmë dhe në finale. Kënga është ritmike, flet për dashurinë. Titullohet “Nihna”. E kemi bërë videoklipin natën e prime-it të së shtunës, dy orë para dhe arrita fiks në kohë.
Si ka qenë eksperienca në “Big Brother VIP” për ty?
Kam një lloj qasje tjetër sepse kam qenë vetë banor. Kam një miks emocionesh. Kemi kaluar shumë bukur, më ka marrë malli për shtëpinë, për finalistët. Ka pasur momente të trishta, momente të bukura, kemi qeshur, kemi qarë. Nuk di të ta përshkruaj me një fjalë si ndihem unë për atë shtëpi. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte aktrimi i banorëve aty. Aktorët e mbibëjnë atë, por edhe ti fillon e përshtatesh. Tre-katër ditët e fundit hoqa dorë. Pas daljes së Krisës pata një moment shumë të mirë që fillova të angazhohesha me debate me pjesën tjetër të shtëpisë. E thashë atë që kisha për të thënë, por aty duhet t’i ndjekësh situatat e ta bëje qimen tra. Unë nuk e bëj dot këtë.
So t’u duk dasma brenda shtëpisë e Eglit dhe e Gjestit?
Nuk dua të paragjykoj. Unë e kam thënë që mënyra si e sheh Eglin, e kuptoj që ka diçka më shumë se miqësi. Dasma m’u duk shumë e lumtur. Ishte një moment Gjesti që po priste me sytë nga dera, ishte shumë ‘cute’. Edhe Egli ishte shumë e fokusuar sa nuk na pa fare.