Mbrëmjen e së shtunës në ekranin e Top Channel, u zhvillua “Post Big Brother VIP” me banorët që ishin pjesë e këtij rrugëtimi të paharrueshëm. Ish-konkurrentët kanë ndarë përshtypjet e tyre për eksperiencën në reality show dhe jetën pas përfundimit të lojës.

Shumë prej tyre, ndanë me publikun edhe planet e tyre të ardhshme. Ndër to, Tiri zbuloi dhe bashkëpunimet që vijnë së shpejti.

Kemi një këngë shumë të lezetshme me G-Banin. Pastaj kam këngë dhe bashkëpunime të tjera. Do të fokusohem kryesisht tek muzika këtë periudhë. Kam një bashkëpunim me Fifin, që me shumë mundësi do të jetë pas verës.