Jemi në javën e nëntë të klasifikimit të “The Top List”, Top Awards dhe shohim që nga javë në javë kemi ndryshime të mëdha sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Këtë javë MC Kresha me projektin e tij të suksesshëm “Era” shihet të ketë mposhtur Era Istrefin me këngën e saj “Bonbon”. Duket se këta dy artistë kanë një konkurrencë të madhe mes tyre pasi janë bërë pjesë e këtij klasifikimi prej pesë javësh dhe gjenden shumë pranë në këtë renditje.

Si edhe javën e kaluar, grupi NRG Band, ruan po të njëjtin pozicion duke u renditur në vendin e tretë.

Prurje të reja që i janë bashkuar “The Top List” janë: Besa ft. Ansi- Kameleon, Vig Poppa ft. Dhurata Dora-Zoom Zoom, Eni Koci-Si dikur, duke bërë kështu që t’i largohen këtij klasifikimi tre projekte muzikore: Bleona “Take You Over”, Sheila “Datty Datty”, Adrian Gaxha ft. Lindon “Asnihere”, të cilat janë pozicionuar më së miri.

Ja cili është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards:

1. Mc Kresha ft. Gjurmet “Era”
2. Era Istrefi “Bonbon”
3. NRG Band “Ajo m’kalli”
4. Mozzik “Dhezu”
5. Besa ft. Ansi “Kameleon”
6. Kida “Ski Ide”
7. Vig Poppa ft Dhurata Dora “Zoom zoom”
8. Ledri Vula “SRNM”
9. Samanta “Asnjo si un”
10. Elvana Gjata ft. Bruno “Love me”
11. Gheto Geasy ft. Majk “Sjena mo”
12. Eni Koçi “Si dikur”
13. 2TON “Ani Nasht”
14. Noizy “Number One”
15. Butrint Imeri “Eja Eja”
16. Asgje Sikur Dielli “Adresa
17. Lyrical Son “Hey Hey Hey”
18. Dj Aldo ft. Lorela “Don’t let me go”
19. Dafina Zeqiri “Love You, Hate You”
20.Albina Kelmendi “Endrren mos ma merr”