Martin Pano është një ndër zërat më të veçantë në industrinë muzikore. Një djalosh tepër i talentuar dhe me një pasion të madh për muzikën.
Pas suksesit me këngën “Isabel”, Martin Pano vjen me një projekt të ri titulluar “Harroj”. Ky projekt, falë dashamirësve të artit të tij, është bërë pjesë e “The Top List” duke u bërë kështu kënga e dytë e tij që e arrin këtë gjë.
Edhe tek kjo këngë, dallohet qartë zëri i ëmbël i artistit, i ngrohtë e që depërton thellë në shpirtin e dëgjuesve. Megjithatë, teksa “Isabel” vinte pak më lozonjare dhe ritmike, Martin ka ardhur pak më ndryshe tani.
Tek projekti i ri ai vjen më melankolik duke i kënduar dhimbjes së dashurisë. Me pak fjalë, tek të dyja projektet e Martinit secili prej nesh gjen veten.
Por cilën do të preferojë më shumë publiku vallë? Le t’ja lëmë kohës për ta gjykuar…