“Mono”, bashkëpunimi i Alban Kondit, Bojken Lakos dhe Kastro Zizos mund të shpallet lirshëm si kënga me e dëgjuar e muajit Mars.
Për 4 javë rresht, kjo këngë ka qëndruar në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke përballuar cdo kokurrencë.
Përmes votave të tij, publiku ka lënë të nënkuptohet se i kishte munguar muzika e vërtetë si edhe tre artistët, të cilët kanë sjellë një perlë muzikore, si është quajtur edhe nga shumë komentues. Kjo është kënga e parë e albumit të Alban Kondit, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Sa i përket vendit të dytë, ai nuk ka ndryshuar krahasuar me një javë më parë dhe është pikërisht “S’jam dorzu”, bashkëpunimi i Stresit dhe Getinjo.
Alban Skënderaj i është afruar më shumë kreut këtë javë, duke i ngjitur me 4 pozicione dhe ka rrëmbyer vendin e tretë me këngën më të re, “Kush ta ndien ty aromën”.
Sa i përket hyrjeve të reja, vetëm një i është shtuar listës dhe është bashkëpunimi mes Skerdit dhe Dren, “Kthehu”