Një ndër hyrjet më të reja të javës është bashkëpunimi më i ri i Majk dhe Ledri Vulës, “Marr”, një këngë që ka bërë bashkë për herë të parë dyshen.

Një këngë mjaft ritmike është “Marr”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe këtë e vërteton më së miri fakti se projekti muzikor i është bashkangjitur klasifikimit të “Top Awards” që në javën e parë të publikimit.

Bashkëpunimi i shumëpritur jo vetëm që ka hyrë në listë por është një nga hyrjet e reja që ka debutuar më mirë për këtë javë në “The Top List”.

Teksti është punuar nga vetë artistët ndërsa projekti mban vulën e “Bigdeal Records”.

Sa i përket klipit, ai është xhiruar nga “Entermedia”, në të cilin shfaqet edhe modelja bukuroshe Ivana Xhelili, e cila duket tepër provokuese.