Ka kaluar vetëm një muaj që kur Majk ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim i dytë muzikor me Bardhin, i cili titullohet “Përgjithmonë” që menjëherë pati një impakt të madh tek publiku. E mesa duket Majk nuk është mjaftuar me kaq.

Në vetëm kaq pak kohë Majk solli një tjetër këngë të re. ”E pa shpirt” mban titullin projekti i tij i fundit që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e ”The Top List”.

Kënga është e zhanrit baladë dhe hip-hop, teksa vija melodike dhe vargjet e tekstit janë realizuar nga vetë reperi. Duket se kohët e fundit artisti ‘po vuan’ goxha në projektet e tij.

Megjithatë ende kemi diçka të paqartë… Kujt i thotë Majk ”e pa shpirt” vallë?! Gjithsesi, ashtu si dhe çdo projekt tjetër i artistit, edhe ky ka marrë pëlqime të shumta nga publiku, votat e të cilëve e kanë renditur në vend të 100-të të ”The Top List” për këtë javë.