“Fund” është projekti i fundit muzikor i Majk, i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm edhe pse ka vetëm dy javë që ka dalë në treg.

Kjo javë e ka renditur artistin mjaft mirë në “The Top List”, duke u ngjitur me 34 pozicione. E pozicionuar në vendin e dytë, ky projekt muzikor e ka sjellë Majkun një djalë tepër romantik, që është i duhuri për ditët e ftohta dhe me shi të dimrit.

Ndërkohë që përflitet se kjo këngë ka lidhje me jetën personale të vetë Majk, fansat po shijojnë muzikën dhe tekstin e bërë nga vetë artisti.

Majk është gjithashtu pjesë e klasifikimit edhe me një tjetër projekt muzikor dhe bëhet fjalë për “Kcen”, e cila prej 14 javësh ka mundur t’i rezistojë konkurrencës së 50 këngëve në këtë listë.