Majk padyshim që është një nga artistët më të klikuar nga publiku dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti publikoi plot katër bashkëpunime shumë të suksesshme.

Edhe pse ka qenë mjaft i angazhuar duket se Majk nuk ka aspak kohë për të humbur pasi ka nisur menjëherë punën për projekte të reja. Së fundmi ai ka ndarë me ndjekësit një video ku këndon pak nga kënga e tij më e re që duket se do t’iu dedikohet zemrave të thyera. Kjo video është bërë virale kudo në rrjete sociale e duket se suksesin e ka të garantuar.

https://www.instagram.com/reel/CilDlmpDEUL/?igshid=ZDU1ZDhlY2E=