Majk është një ndër artistët e vetëm me 4 këngë në klasifikimin e “The Top List”.

“Stila” është projekti i tij më i fundit muzikor, i cili ka rezultuar tepër i pëlqyer për publikun shqiptar. Prej 5 javësh kjo këngë është pjesë e listës zyrtare, ku nga java në javë është vënë re një ngjitje sa më në majë.

Falë votave të publikut, gjatë kësaj jave, kjo këngë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në 5-shen e këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Një tjetër projekt i suksesshëm i Majk është edhe “Katile”, e cila prej 7 javësh është në klasifikim, ku për këtë javë mban vendin e 15-të.

Sa i përket “Kcen” është një ndër këngët më jetëgjatë të Top Listës, duke qëndruar për 41 javë në këtë renditje dhe gjatë kësaj jave ajo mban vendin e 30-të.

Bashkëpunimi i Majk dhe Onat, “Le t’xhelozojn”, është ngjitur me 3 pozicione këtë javë, duke u renditur në vendin e 32-të. Ky projekt muzikor është pjesë listës prej 30 javësh.