Majk, një nga reperat më të njohur ne Shqipëri, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm që në javën e parë.

“Tarantino” mban titullin prurja më e re e reperit, e cila është sugjeruar aq shumë nga publiku, saqë është renditur menjëherë në vendin e 4-t.

Ky projekt muzikor është tepër i vencantë si për artistin ashtu edhe për fansat pasi Majk i është rikthyer sërish zhanrit muzikor Hip-Hop, të cilit i ishte larguar kohët e fundit.

Kjo këngë, përvecse e ka rikthyer reperin në zhanrin e tij të preferuar, ajo gjithashtu e ka rikthyer në suksesin e “Fund”, me të cilin Majk është pozicionuar më mirë se të gjitha këngët që kanë qënë në “The Top List”.

Majk është gjithashtu në këtë klasifikim me tre projekte muzikore, “Katile”, “Le t’xhelozojnë” dhe “Kcen”, të renditura përkatësisht në vendin e 27-të, 36-të dhe 39-të.