Edicioni i “BBV1” dhe “BBV2” gjithmonë janë shquar si burimi kryesor i frymëzimit të këngëtarëve shqiptarë, të cilët janë futur aty brenda si banorë VIP. Në këtë edicion, Luiz Ejlli ishte i pari që regjistroi një këngë brenda mureve të shtëpisë dhe pas tij vjen edhe Armaldo Kllogjeri me këngën “Ta Dije”.

Armaldo Kllogjeri ka lindur në 1 qeshor 1975 në qytetin e Gramshit. Ai është tenor dhe solisti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit. Ka studiuar për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, ku u dallua për karakteristikat e zërit të tij të mrekullueshëm.

Origjina e tij nga Gramshi e bëri rrugëtimin e Armaldos më të vështirë, por falë punës së fortë ia doli të arrijë një sukses të madh në operat e botës. Me pseudonimin “maestro” ka bërë për vete shumë fansa me zërin e tij.

Në vitin 2002, filloi studimet nën udhëheqjen e profesor Burhan Spahiut. Në 2005-n, interpreton për herë të parë në Teatrit dhe Operas së Baletit. Që prej 24 dhjetorit 2022, Armaldo është bërë pjesë në spektaklin e njohur “Big Brother VIP Albania 2”.

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Armaldo krijoi projektin ”Ta dije”, i cili i hapi dyert atij në Top Awards. Kjo këngë renditet në vend të dytë të klasifikimit të ”The Top List” këtë javë.