Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Një nga protagonistët e këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Luiz Ejlli.

Shumë i përfolur nga banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka spikatur disa herë dhe ka arritur të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e publikut. Edhe pse kishte vite i shkëputur nga muzika, ai vendosi të krijojë një projekt, së bashku me producentin Elgit Doda, brenda mureve të shtëpisë.

Me këtë rikthim të fuqishëm, ai u bë menjëherë pjesë e “The Top List” disa javë më parë. Që në javën e parë të hyrjes në Top Awards, votat e publikut arritën ta poziciononin menjëherë në vend të parë.

E duket se Luizi nuk ka ndërmend të shkëputet nga froni. “Me ty” qëndron prej plot 5 javësh në vend të parë të ”The Top List”.

Deri tani kënga e Luizit ka marrë plot 10 milionë shikime në YouTube duke thyer kështu një rekord të padiskutueshëm. Diçka na thotë që suksesi i ”Me ty” nuk do ndalet këtu…