Luiz Ejlli është momentalisht banori më i përfolur dhe më i komentuar në ”Big Brother VIP”. Ai ka spikatur disa herë dhe ka arritur të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e publikut.

Edhe pse kishte vite i shkëputur nga muzika, ai vendosi të krijojë një projekt, së bashku me producentin Elgit Doda, brenda mureve të shtëpisë. Që në javën e parë të hyrjes në Top Awards, votat e publikut arritën ta poziciononin menjëherë në vend të parë.

Edhe për një tjetër javë tashmë, Luiz Ejlli qëndron në krye të klasifikimit të ”The Top List”. “Me ty” qëndron prej plot 7 javësh në vend të parë të listës.

Kënga e tij e krijuar brenda shtëpisë së ”Big Brother VIP”, ka thyer çdo rekord të mundshëm dhe është shndërruar në një hit. Duket se momentalisht ”Me ty” është kënga më e pëlqyer për publikun shqiptar.