Talentin e Loré nuk e kemi vënë kurrë në dyshim, kjo është pak por e sigurtë. Por ajo që mund të themi është se na lë gjithnjë pa fjalë me perlat e saj.
Këtë herë njihemi me një tjetër këngë të re nga Loré. Artistja ka publikuar projektin e saj që mban titullin “Malli më ka marrë” dhe ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Megjithatë, mos u gënjeni nga titulli. “Malli më ka marrë” nuk është një këngë tipike melankolike.
Përkundrazi, Loré i ka dhënë një frymë komplet tjetër, shumë unike, moderne dhe madje një projekt që na jep idenë e një ndërkombëtari, mjaft të arrirë. Nuk do ishte aspak çudi që shumë shpejt Loré të pushtonte tregun e huaj dhe ne të vazhdonim të krenoheshim akoma dhe më shumë me të.