Këngëtarja e njohur Lore ka rrëmyer zemrat e të gjithëve ne me zërin e saj aq të ngrohtë dhe melodioz. Ajo ka publikuar këtë verë një këngë mjaft ritmike, por dhe shumë domethënëse, që mban titullin “Funk it”. E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, Lore ka zbuluar më shumë për projektin e saj dhe jo vetëm…
Si lindi kënga jote më e fundit “Funk it”?
Unë këngët e mia i shkruaj vetë, bashkë me bashkëpunëtorët e mi, Alban Kondin dhe Fabian Bashën. Kënga erdhi shumë rastësisht. Ishte koha post Covid që të gjithë po dilnin me materioaleve pak retro, pak të viteve ’80 dhe sikur u influencuam pak. Sollëm këtë si hapje të albumit tim EP.
Në videoklip ju po qëlloni një dordolec me paintball. “Funk it” është një dedikim për ish-at?
Po, është një dedikim për EX-at. Ne e gjëtëm rastësisht dordolecin aty mes kallinjve dhe thamë pse jo të nxjerrim pushkat tona.
Je frymëzuar nga një histori personale për këtë këngë?
Të gjitha materialet janë eksperienca personale. Kjo më duket pjesa më e bukur e të krijuarit. Janë emocione reale. Më duket gjëja më e bukur të inspirohesh me gjëra që i ke përjetuar në lëkurën tënde.
Si është procesi yt i krijimit?
Jam munduar që ta disiplinoj veten të ulem e të shkruaj çdo ditë. Mendoj që orët e punës janë suksesi i vërtetë në fund të ditës. 5 minuta ose 5 orë, nuk ka rëndësi, por çdo ditë ti ulesh dhe hedh diçka. Pastaj është probabilitet nëse ajo godet dhe arrin të kthehet në diçka. Pak a shumë e hoqa në kurriz tim, kur prisja vetëm bulëzën e frymëzimit. Që nga momenti kur zbulova që mund të shkruaja, e trajtoja veten time me shumë përkëdheli dhe thoja që nuk kam pse e sforcoj veten. Por pashë që nuk po kapja dot ritmin dhe isha shumë mbrapa. Kuptova që orët e punës mund të kthehen në sukses.
Çfarë mund të na zbulosh për albumin tënd?
Po shkruaj një album të shkurtër me 5-6 materiale, janë të gjitha eksperimentale, wshtw plot me ngjyra, janë të gjitha ndryshe nga njëra-tjetra. Do të më pëlqente që të eksperimentoja, ta shihja publikun se ku do të më kishte qejf më shumë. Është shumë fazë qejfi për mua. Do të kemi një latine, për momentin është vetëm por jemi në tentativa për një bashkëpunim. Nuk dihet ende se me kë. Por unë dua të kem një bashkëpunim me Killuan, më pëlqen shumë si artist, është futurist dhe shumë i talentuar.
Bashkëpunimi yt i parë ka qenë me Vin Velin me “Tonight”, a do të ketë një tjetër projekt me të?
Duhet të jetë një gjë shumë më e mirë, prandaj mund të vonojë. Duhet ta superojmë veten sepse ky është edhe qëllimi i një pjese të dytë të një projekti. Ne nuk e kemi akoma, kështu që nuk po premtojmë kot.