Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjelluri muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

Pas publikimit të këngës së fundit që titullohet “Monaco”, Ledri ka sjellë dhe një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur Lluni. Këtë e ka bërë me dije para disa kohësh vetë ky i fundit duke postuar një foto të shkrepur nga videoklipi i këngës duke na treguar kështu se dhe xhirimet kanë përfunduar.

E së fundmi Ledri ka publikuar në ‘Instagram’ promon e këngës dhe ka lajmëruar se në ato momente projekti sapo është lançuar. Ndërkohë “Monaco” renditet në vend të dytë të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë.