Javën e kaluar, Ledri Vula vendosi të publikonte përfundimisht të gjithë albumin e tij 10/10.
“Këtë album jua kam pasur borxh fansave, dostave, vetes dhe muzikës që bëj“, ky ka qënë një ndër mbishkrimet e promovimit të albumit të reperit.
Pavarësisht se situata në të cilën po kalojmë nuk e ka lejuar reperin të bëjë promovimin e albumit nëpër koncerte, artisti është mjaft i kënaqur me rezultatin që ky album ka dhënë.
Falë këngëve të albumit të ri, Ledri ka mundur të zërë 1/10 e klasifikimit. 6 nga 10 këngët që gjenden në klasifikim janë pjesë albumit të ri të Ledrit, i cili erdhi si një surprizë gjatë kohës së karantinës, edhe pse ishte planifikuar të publikohej në muajin prill.
Këngët e reja të artistit si “Prej inati”, “Kanye”, “100”, “10/10”, “Alien” dhe “Piano Bar” pozicionohet përkatësisht në vendin e 9-të, 20-të, 28-të, 34-t, 60-të dhe 74-t ndër këngët “e vjetra” si “Aje”, “Kiss Kiss”, “MEM” dhe “M’ke Harru” janë pozicionuar në vendin e 16-të, 36-të, 39-të dhe 51-të.
Kujtojmë se ndër artistët që kanë patur më shumë këngë në klasifikim është Kida me 13 këngë, Tayna me 12 këngë, Capital T me 11 këngë dhe Ledri Vula me 10 këngë.