Ledri Vula është rikthyer në origjinë me projektet e tij solo, duke repuar ashtu siç vetëm ai di. Projekti “1 Goat Për Ty” do të jetë pjesë e albumit të tij të radhës dhe është bërë pjesë e klasifikimit të kësaj jave në “The Top List”.

Një tjetër artiste ‘big’ që iu bashkua listës kësaj jave, ishte dhe Ronela Hajati. Këngëtarja ka qenë mjaft aktive këto kohë me projekte të reja muzikore dhe këtë javë erdhi me një nga këngët e saj të fundit, “Shtroje me lek”.

Këto ishin vetëm dy nga projektet e shumta që iu bashkuan klasifikimit të 100 këngëve më të mira shqiptare të javës këtë javë. Arsyeja që na bënë pështypje? Këngët e tyre të vjetra, i lanë vendin atyre të rejave.

Me hyrjen e “1 Goat Për Ty” dhe “Shtroje me lek”, tre nga këngët e tyre më të vjetra kanë dalë nga klasifikimi. Bëhet fjalë pikërisht për “Caramel” e Ronela Hajatit, “Robot”, projekti solo i Ledri Vulës, si dhe bashkëpunimi i tij me Yll Limanin në “Tonat”.