E dini se çfarë quhet një verë vërtetë e zjarrtë? Këtu nuk flasim vetëm për temperaturat e larta, por dhe për projektet muzikore.

Thënë kjo, bashkëpunimet mes artistëve janë ato që na tërheqin më shumë gjatë këtij sezoni. E ku ka më mirë se një bashkim forcash mes Ledri Vulës dhe Elvana Gjatës.

Reperi dhe këngëtarja konfirmuan pak javë më parë bashkëpunimin e tyre për një projekt të ri muzikor. Pas suksesit me këngën “Mike” nga dyshja e famshme tashmë kemi të bëjmë me një hit tjetër, “No Love”.

Projekti i tyre sigurisht që u prit mjaft mirë nga fansat dhe jo vetëm, të cilët me votat e tyre e pozicionuan menjëherë në vend të parë të “The Top List” edhe pse një hyrje e re. Le të shohim nëse do të mund ta mbajnë fronin edhe në javën e ardhshme…