Kjo javë ka sjellë në “The Top List” mjaft artistë të rinj, e dy prej tyre janë dhe Rilind Alimani dhe Agoni. Ata kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Fustanin që ta solla mbrëmë”, me të cilin debutojnë të dy në Top Awards. Le të njihemi më shumë me ta…
Rilind Alimani, i lindur më 28 Gusht 2000 në Tetovë, është një këngëtar, tekstshkrues, producent dhe kompzoitor. Ai merret me muzikë që në moshë të vogel, studimet i ka filluar dhe mbaruar në Akademinë e Arteve në Tetovë. Karriera e tij muzikore nisi në moshën 18 vjeçare ku merrte pjesë nëpër koncerte dhe mbrëmbje muzikore. Gjithashtu në moshë 20 vjecare ai mori pjesë në Këngën Magjike. Deri tani Rilind Alimani ka 15 këngët e tij autoriale. Rilind ka publikuar dhe albumin e tij të fundit “UNITY” vol.1 dhe pritet që shumë shpejt të lançojë edhe “UNITY” vol.2. Zhanret muzikore të preferuara të tij janë Pop, RnB, Afro, Soul etj.
Agoni është një artist Hip Hopi, i cili vjen nga Gostivari. 16 vjeç, karrierën e tij e ka nisur si beatmaker, por jo shumë kohë më pas përfundoi tekstshkrues. Mungesa e talentit dhe kulturës së repit në vendin e tij, i dha mundësinë qe publiku të jetë në favorin e tij. Ai ia tërhoqi vëmendjen publikut me veçantinë e tij prej projektit dhe videoklipit të part “Andërr” në vitin 2020. Në vitin 2021, dy prej projekteve të suksesshme të tij janë “Agonim” dhe “Zero”. Ne vitin 2023 ai debutoi EP-n e tij të parë, që u titullua “1230”, nëpërmjet të cilit shprehu aftësitë e tij për rap dhe kënd. Në 2024 ai solli një ngjyrë tjetër të repit me projektin e tij më të madh deri tani, “Rrugës Drejt Pasurisë” me 8 tracks dhe 1 videoklip, prej të cilave veçohen “Mirmëngjesi”, “Tjetër Prapavi” dhe “Lot”. “Rrugës Drejt Pasurisë” arriti të promovohet deri në Prishtinë.