Kur Sergio publikoi pak muaj më parë këngën e tij të fundit, e theksuam që nuk do të donim të prisnim sërish shumë gjatë për një tjetër projekt. E duket se artisti na e dëgjoi thirrjen dhe na e plotësoi dëshirën.
Kishin kaluar gati dy vite që kur këngëtari ishte për herë të fundit në listë, kur ai solli “Lambo”. E nuk na u desh të prisnim gjatë për hitin e radhës.
Tashmë Sergio ka ardhur me këngën e tij më të re. “Tradhtare” e sjell atë sërish në klasifikimin e javës të “The Top List”.
Por kush është ‘tradhtarja’ e Sergios që e sjell këtë të fundit kaq melankolik? Ky projekt e ka pozicionuar artistin këtë javë në vend të 10-të të “The Top List”.