Pamela Malasi, apo siç njihet në muzikë me emrin Pamela, ka lindur në 31 dhjetor të 1997. Ka studiuar në një shkollë internacionale ne Shqipëri dhe më pas ka ndjekur studimet universitare në Amerikë. Të dyja këto eksperienca e kanë influencuar që të shkruajë tekste këngësh në anglisht.

Që në fëmijëri Pamela ka qenë e apasionuar ndaj muzikës dhe artit të të shkruajturit tekste këngësh dhe poezi. Në universitet krahas studimeve, ka ndjekur disa kurse për music production në mënyrë individuale të cilat e ndihmuan të avancojë njohuritë e saj muzikore dhe të gjejë stilin e saj në fushën e muzikës.

Në vitin 2020 vendosi që në bashkëpunim me Undefined Entertainment të realizojë kengën e saj të parë “Hearts beat the same” e cila është inspiruar nga periudha e pandemisë.

“Hearts beat the same” flet për vetminë dhe izolimin që shumë prej njerëzve përjetuan në pandemi dhe është një këngë motivuese e cila jep mesazhin se të gjithë kalojmë periudha të vështira në jetë por nuk duhet t’i shohim si pengesë në rrugëtimin tonë. Ne mund t’ia dalim pavarësisht situatave të vështira që kalojmë në jetë. Gjithashtu një nga pasionet e saj të tjera është moda dhe fashion design.

Një ëndërr e Pamelës ka qenë të ndërthurë këto dy pasione në një projekt të vetëm i cili do të vijë në treg së shpejti në formën e një brand-i dhe ka inspiruar videoklipin e “Hearts Beat The Same”. Pamela shprehet:

Unë do e vazhdoj këtë pasion ndaj muzikës me ngulm pasi është shkëputja ime paqësore nga bota në kohë stresuese. Uroj ashtu siç muzika që unë krijoj më jep mua pozitivitet e shpresë, t’u japë edhe njerëzve që e dëgjojnë.