Edessa është një nga emrat më të rinj që i bashkohet këtë javë ”The Top List”. Ajo ka sjellë projektin e saj më të ri, “Ma leht’ pa dhimbje”. Ky projekt është remix mjaft i veçantë i këngës origjinale nga Muharrem Qena i grupit ”Asgjë Sikur Dielli”.
Edessa është një Dj/Producer me bazë në Tiranë. Muzika e saj kryesisht identifikohet nga synthesizers, sampling dhe vokale. Muzika elektronike është fokusi i saj kryesor, por emri i saj shihet dhe në shumë bashkëpunime të zhanreve të ndryshme muzikore si: Pop, Hip Hop dhe Alternative Rock, gjithmonë duke shtuar elementë unikë që dallojnë produksionet e saj.
Ka bërë disa bashkëpunime me artistë si: Killua, Jonisa dhe Sardi Strugaj, me të cilin po ashtu u pozicionua në vend të dytë tek “Festivali i Këngës 59” si kompozitorja e këngës “Ka Me T’ba Me Kajt” performuar nga Sardi Strugaj. Kohët e fundit ajo po njihet më shumë për Dj setet e saj ku dhe performon projekte muzikore të papublikuara akoma.
Gjithashtu ka performuar dhe si akt hapës në evente të rëndësishme, dhe artistë ndërkombëtarë si Hozho etj. Së fundmi ka publikuar remixin e këngës “Ma Leht’ Pa Dhimbje” të grupit “Asgjë Sikur Dielli” duke e sjellë me një atmosferë krejt ndryshe nga kënga origjinale.