Drin Bejta nga Ferizaj i Kosovës, edhe pse në moshë shumë të re zëri i tij është bërë viral në rrjetet sociale, dhe konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të muzikës shqiptare. Drini ka treguar se që fëmijë ka pasur një pasion të madh për muzikën.
Ai ka rrëfyer se ka qenë mësuesja e tij e fillores e cila ka zbuluar talentin e tij të veçantë. Kur ishte 13 vjeç ai postoi këngën e tij të parë.
Drini mori pjesë në festivalin “Rising Start” në Gjilan, ku këndoi live para një skene të madhe me juri ndërkombëtare. Ndërsa me këngën e tij të parë që titullohet “Ëndërroj”, garoi në festivalin “Diamond Fest”, ku mori vendin e parë.
Po me këtë këngë mori pjesë në “Albania Kids Eurovizion me TVSH-në” ku rrëmbeu vendin e parë. Drini debuton në Top Awards me këngën e tij “Boll për ty”.