E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Melodjan Mancaku, një nga artistet më të reja të tregut muzikor shqiptar. Me një talent të madh dhe me këshillat e babait të saj, Etmond Mancakut, Melodajn synon suksese të mëtejshme. Së fundmi ajo ka publikuar këngën më të re për të cilën na ka folur më shumë…
Cili është procesi yt i krijimit?
Më shumë frymëzohem nga filmat ose ndonjë rast që dëgjoj dhe në përgjithësi shkruaj natën. Gjithmonë i zhvilloj me kitarë në fillim dhe i hedh në studio. Me “Si Atëherë”, e nisa por nuk e mbarova dot dhe e hodha ashtu në studio. E zhvillova në moment, ia çova motrës dhe ajo çuditërisht nuk kishte asnjë kritikë. I kam shtuar vetëm disa zëra të dytë dhe kënga ngeli aq. Nuk pranova të bëja videoklip në fillim sepse nuk mendoja se i shtonte shumë këngës, por doli e kundërta.
Çfarë planesh ke për të ardhmen?
Deri tani, kam shkruar shumë këngë dhe të gjitha dua t’i hedh në studio. Po mendoja që, së bashku, ato mund të krijonin një album. Do të ishte vërtet ëndërr e realizuar.
Si është të jesh pjesëtare e një familje muzikantësh?
Është shumë bukur dhe megjithëse ndonjëherë e krahason veten me ta, kjo të ndihmon të përmirësohesh. Për shembull, pa motrën, nuk do të isha familjarizuar me R&B. Mendoj se më ka bërë mirë, ata më frymëzojnë.
Cila është këshilla më e vlefshme që familja të ka dhënë?
Nga babi ndoshta, më ka thënë që asnjëherë mos ta bëj rrymën time të përgjithshme dhe të përpiqem të jem e veçantë. Besoj se ka të drejtë, sepse kur bëhesh shumë i zakonshëm, le të themi, humb veten artistikisht.
Cilat janë këshillat që mban mend?
Babi më ka thënë gjithmonë, mos bëj rrymë të përgjithshme. Përpiqu të qëndrosh e veçantë. Besoj se ka të drejtë, sepse kur bëhesh shumë i zakonshëm, humb veten artistikisht.
Ke artist të parapëlqyer që do të dëshiroje të bashkëpunoje?
Një artist shqiptar me të cilin do të doja të bëja një bashkëpunim është Flori Mumajesi. Sa i përket një të huaji, ka shumë dhe është e vështirë të zgjedh. Por, ndoshta H.E.R., një vajzë nga New York që bën R&B.