Tiri Gjoci është një artist i njohur shqiptar, i cili është vlerësuar gjithmonë për vokalin e tij të veçantë. Krahas muzikës, kohët e fundit ai është përmendur mjaft dhe për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 4”.
Këtë edicion, Tiri ka qenë një prej banorëve të këtij reality show, rrugëtimi i të cilit ka përfunduar rreth një muaj më parë. Artisti e nisi këtë eksperiencë së bashku me të dashurën e tij, Krisa Çaushi.
Por çfarë po ndodh tani me Tirin? E ngacmuar pak nga moderatori Ledion Liço në prime-in e “Big Brother”, Krisa tha se Tiri do të shpërthejë shumë shpejt me projekte të reja muzikore.
E thënë kjo, duket se një prej tyre po vjen shumë shpejt. Tiri do të vijë së bashku me Besa Kokëdhimën me një këngë të re, kështu e kanë bërë ata të ditur në rrjetet sociale. Mezi po presim!
