Për të dytën javë rresht bashkëpunimi i Tayna dhe Don Phenom, “Columbiana” mban kreun e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Ndërkohë që ka 5 javë në listë, fansat e dyshes së talentuar janë të vendsour ta mbajnë në vendin e parë këtë bashkëpunim, duke votuar pafund nga java në javë.
Ndryshe nga java e kaluar, vendi i dytë nuk i përket më “Cika Cika” të Ardian Bujupit dhe Xhensilës, por ajo është zëvëndësuar me prurjen më të re të Elvana Gjatës, “Ku Vajti”.
Edhe pse mund të tingëllojë paksa ndryshe nga projektet e mëparëshme të artistes, fansat e kanë mirëpritur dhe votuar këtë këngë, duke bërë që për këtë javë të ngjitet me 8 pozicione dhe të zërë vendin e dytë.
Unikkatil dhe projekti i tij muzikor “Ni Milion Rrugë” duket se po i afrohet sërish kreut të listës. Ndërkohë që për 6 javë ka mbajtur vendin e parë, ai arriti të mposhtet katër javët e fundit por kjo javë e ka renditur sërish reperin në treshen e këngëve më të preferuara të muzikës moderne shqiptare.