Ashtu sikurse edhe kishte premtuar, dyshja e njohur, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda, ka publikuar më në fund projektin më të ri muzikor, për të cilin kishin deklaruar se do të ishte hiti i kësaj vere dhe duket se nuk kanë zhgënjyer aspak.
I publikuar rreth dy javë më parë, “Parajsa ime” ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në javën e dytë të hyrjes në listë dhe e gjitha kjo falë votave të pafundme nga ana e publikut.
Nëse do te kthehemi pas në kohë dhe do shohim renditjen e Albanit në vendin e parë, duhet thënë që nuk janë të pakta, pjesa më e madhe e projekteve të tij është renditur të paktën njëherë në vendin e parë.
Hera e fundit që artisti ka mbajtur vendin e parë ka qënë “Ki Meshire” në muajin mars, një këngë mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar. Si një artsitë që sjell shumë bashkëpunime, një tjetër këngë që ka mbajtur vendin e parë për dy javë rresht është “Drejt ne zemer“, bashkëpunimi me 2 Ton, i publikuar në muajin maj të vitit 2019-të.
“Nëntor, 26” ishte një ndër këngët mjaft të pëlqyera të Albanit, e publikuar në nëntor të vitit 2018-të, një këngë që ka arritur të mbajë vendin e parë për tre javë rresht.
E publikuar në shtator të vitit 2018-të, “Lea”, një këngë “solo” e artistit është ndoshta nga të paktat këngë të Albanit që u përball me kritika. Sipas disa komentuesve, Lea po jepte një shembull të keq për rininë shqiptare por pavarësisht kësaj, kënga arriti të renditej e para për dy javë rresht.
Shtatori i vitit 2017-të e solli artistin me një këngë mjaft personale, “Nuk je vetem”, për të cilën u shpreh se ja dedikonte vetes dhe cdokujt që dëshironte të bënte një kthesë në jetën e tij dhe të shijonte cdo frymëmarrje. Kënga arriti të mbante vendin e parë vetëm për një javë.
Këngë të tjera që kanë qëndruar gjithashtu në vendin e parë janë dy bashkëpunimet “1000 Premtime” me Dalool dhe “Kam nevoje” me Elinel. Të dyja këto këngë kanë mundur të qëndrojnë vendin e parë përkatësisht dy dhe tre javë. Ndërsa kënga që ka mundur të qëndrojë më gjatë në vendin e parë është “Une dhe Ti”, kënga që publikuar në shkurt të vitit 2016-të dhe që e riktheu artistin fuqishëm në muzikë.