Luiz Ejlli vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me çdo veprim që ai bën. Këngëtari përveç fitores në spektaklin e ”Big Brother VIP”, tashmë po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me projektet të tjera.

Krahas koncerteve dhe projekteve muzikore, Luizi aktualisht po merret me xhirimet e një filmi përkrah aktores Olta Gixhari. Ndërsa xhirimet po zhvillohen në Korçë, nga atje Luizi ka publikuar edhe një video ku shihet teksa performon live.

Luizi ka mahnitur me zërin e tij unik, ndërsa këndonte mes një grupi vajzash dhe djemsh artistë, për të cilët edhe i quajti të talentuar. ”Shqipëria ka plot djem dhe vajza të talentuar. Faleminderit Korça”, ka shkruar artisti.