“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre. Në “She’s On Air” asnjë temë tabu nuk mbetet pa u trajtuar. E ftuar në studio ka qenë këngëtarja e njohur Lore e cila, ndau me ne edhe disa lajme ekskluzive…

Kur ka qenë hera e fundit që ke kënduar për një njeri që nuk e meriton?

Një pjesë e madhe e këngëve të mia janë dedikime, për njerëz që kanë qenë në jetën time.

Në telefon ke më shumë këngë apo mesazhe në drafts?

Jo, kam më shumë këngë.

A ke ndonjë këngëtar që e dëgjon si fshehurazi në shtëpi?

Si? Nga këto ‘guilty plesure’… Një këngëtar që e dëgjoj dhe ‘më ndez’ është Unikatili.

Kush është ai djalë që ty të frymëzon të shkruash?

Më shumë se njerëzit, janë historitë. Unë lidhem shumë me këdo që ka një histori, në momentin që përfundojnë kam nevojë për një kapak që ta mbyll si gjë.

Nëse do këndoje diss kujt do ia dedikoje?

Po tani dëgjo t’i lëmë ca gjëra edhe për Big Brotherin… Jo po e di si është puna se ti duhet të kesh dikë që konkurron në të njëjtin zhaner muzikor si ty.

Përmende “Big Brother”, mos të ka ardhur gjë një ftesë?

Mua më ka ardhur një ftesë edhe vjet, por unë nuk isha gati vjet. A jam gati tani? Nuk e di, do ta zbuloj kur të më vijë ftesa…

A ka dikë në të njëjtin zhaner si ty?

Jo nuk kam.

A ke dalë ndonjëherë me një fans sepse ka qenë shumë i çmendur pas teje?

Po

A ke fshirë ndonjëherë ndonjë këngë sepse ka qenë dedikim për dikë që të kujton momente të këqija?

Jo, aspak. 

A ke fantazuar ndonjëherë për një person që në realitet nuk mund të kesh kurrë diçka me të?

Asgjë nuk është e pamundur edhe unë e kam këtë lloj optimizmi. Po kështu skenare në kokë sa të duash, ëndërra me sy hapur gjithë ditën. (qesh)

A do të këndoje në dasmën e ishit nëse do të paguante shumë lekë?

Jo, jo nuk e besoj.

Lore ke blerë ndonjëherë klikime?

Jo kurrë, asnjëherë.

A do provoje të lidheshe me dikë nga industria muzikore?

Nuk kam asnjë lloj atraksioni ndaj artistëve deri më sot për të pasur diçka.

A ke pasur ndonjë person në jetën tënde që i ndizte yjet lart?

Tani nuk është më në jetën time, por unë i ndez vetë yjet e vetes sime.