Teksa Albani & Elinel vazhdon të kryesojnë me “Kam nevojë”, ndryshimet në klasifikimin javor nuk mungojnë. Getinjo dhe Mozzik ngjiten plot 11 pozicione me “Tony Montana”, me fabulën e gjetur që u solli shumë fat edhe këtë javë.

Ndërkohë risi përbën futja e Blunt & Real me këngën “Vera”, e cila ka plot 3 muaj që është publikuar, dhe më në fund hyri drejt e në vendin e 13-të në Top List.

Jashtë klasifikimit për këtë javë gjenden Nora Istrefi, 2PO2 & Flori, si dhe Kida me Ermal Fejzullahun.

Ajo që bie në sy është se në dhjetëshen e kësaj jave dominojnë reperat, këngët e të cilëve janë kthyer në hite, duke kapur milione klikime në shumë pak kohë!

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”:topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund ta na sugjeroni këngën që mendoni se duhet të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar për javën e 24-të të “The Top List”, Top Awards:

 

  1. Alban Skenderaj ft. Elinel – Kam Nevoje
  2. Noizy – Grande
  3. Noizy – The Baddest
  4. Noizy ft. Varrosi – Shut the place down
  5. Gold AG ft. D.U.D.A. – Hajde
  6. Ledri Vula – King
  7. 2ton – Mu kujtove dje
  8. Gjiko – Hajt Hajt
  9. Getinjo ft. Mozzik – Tony Montana
  10. Era Istrefi – Bonbon
  11. Dafina Zeqiri ft. Kaos – Na
  12. Enca – Dreq
  13. Blunt ft. Real – Vera
  14. Mc Kresha ft. Gjurmet – Era
  15. Ledri Vula – SRMN
  16. Capital T – Hitman
  17. 2Ton – Ta fali jeten
  18. NrgBand ft. Dj Aldo – Mos u ndal
  19. Alban Skenderaj – Une dhe ti
  20. Kida – Ja kem nis