Shpat Deda është një artist që nuk zhgënjen aspak në prodhimet e tij muzikore. Një artist që nuk prodhon muzikë komerciale apo “mainstream”, artisti arrin të tregojë me çdo projekt se këngët e tij bazohen në emocione të vërteta. 

Prezantimi i tij si këngëtar për publikun e gjerë ka ndodhur pikërisht ne emisionin “Unplugged” në Top Channel. Më pas prezantohet në ‘Top Fest 5’ dhe triumfon me çmimin “Best New Artist”. Kënga e tij “Ënderroj” u kthye në një hit.

Shpat Deda, një emër që të gjithë e njohin dhe e admirojnë sepse arriti të hyjë në brendësinë e çdo të riu që sot e duartroket dhe buzëqesh apo ndjen kur ai përcjell tek ata tingujt e muzikës me kitarë që i krijon vetë. Këngëtari që di të japë maksimumin me zërin e tij, e njeh skenën, e zotëron atë, e ndjen këngën duke kultivuar një shije të re tek audienca.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite që nga dalja e tij e parë, duket sikur koha ka ndaluar për Shpat Dedën. Ai nuk ka ndryshuar aspak dhe për ne është po ai djaloshi i talentuar me kitarë në dorë që na prek telat e zemrës me zërin dhe tekstet e tij.

Bli biletën tënde për koncertin e tij në www.vivere.al