Pas një periudhe shumë të gjatë mungese, Klodiana Vata rikthehet sërish në “The top List”. Ajo i është rikthyer muzikës me këngën e saj më të re që mban titullin “Justifikime”.

Ky projekt vjen pas 3 vitesh pauze të Klodianës në muzikë. Kënga e saj e fundit ishte “Bosh” të cilën artistja e solli në vitin 2021.

Klodiana na kishte munguar shumë me zërin e saj të veçantë dhe talentin e madh. Por tani pritjes i erdhi fundi pasi “Justifikime” na ka ëmbëlsuar kaq shumë javën.

Për këngën “Justifikime” të Klodiana Vata ka punuar tekstin Endi Hoxha, ndërsa për produksionin audio u përkujdes Mars Music. Në mënyrë që të pritet sa më mirë, ky projekt u përcoll tek audienca i kompletuar nga sfera vizuale edhe me anë të një klipi muzikor, produksioni i të cilit u përgatit nën drejtimin e ND Film Pro.

“Justifikime” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe shpresojmë që projekti i radhës të mos vonojë më kaq gjatë. Klodiana Vata pozicionohet këtë javë në vend të 32-të të listës me këngën e saj të re.