Që pas shkëputjes së Kidës nga shtëpia diskografike “On Records” në janarin e këtij viti, artistja i kishte munguar tregut muzikor shqiptar. “Ka je” është kënga e publikuar nga artistja në fund të muajit dhjetor me logon e “On Records” por këngëtarja është rikthyer fuqishëm sërish në treg dhe kësaj radhe me një bashkëpunim me Lyrical Son.
“Deja Vu” titullohet prurja më e re e dyshes së dashur të publikut shqiptar, e cila i përket zhanrit muzikor “RnB”. Kida dhe Lyrical Son kanë zgjedhur të vijnë ritmik duke qënë se tempraturat po ngrihen dhe publiku ka dëshirë të shijojë muzikën me zë të lartë, teksa udhëton drejt bregdetit.
Me tekst dhe muzikë të Lyrical Son dhe Erno, “Deja Vu” është prodhuar nga K Master ndërsa videoklipi është prodhuar nga Alban Selimaj. Falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut, kjo këngë është futur menjëherë në klasifikim, duke u pozicionuar mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 4-t.
Përveç këtij projekti muzikor, Kida vazhdon të ketë një sukses të jashtëzakonshëm edhe me këngët e publikuara kohë më parë. Artistja ka forcuar më tej rekordin e pathyer derimë tani me 11 këngë në klasifikim. Kujtojmë që këtë rekord më parë e ka arritur Capital T, majin e vitit të kaluar.
Një prej këngëve më të votuara është “Ti”, e cila edhe pse ka plot 66 javë, vazhdon të renditet mjaft mirë, duke zënë vendin e 11-të. Ndërsa këngët e tjera “Bileta”, “Merri Krejt”, “Harroj”, “Ka je”, “Mas”, “Anderr”, “Pe du”, “Don’t Say No More” dhe “Kce” pozicionohen përkatësisht në vendin e 15-të, 17-të, 20-të, 21-të, 22-të, 23-të, 24-t, 25-të dhe 27-të.