Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Orkidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida, i ka dhënë fund kontratës 10-vjeçare me labelin e “On Records”.
Ka qënë një postim i vetë këngëtares së talentuar, ai që ka bërë publik lajmin se artistja nuk do të jetë më pjesë e kësaj shtëpie diskografike.
“Të dashur fansa, miq dhe kolegë, njerëz pa vleresimin e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot! Dua t’ju lajmëroj që nga sot kemi përfunduar kontraten me kompaninë “ONRECORDS”. Publikisht dua të falenderoj të gjithë stafin e punës për punën e palodhshme derimë sot, që kanë qënë pjesë e udhëtimit tim dhe kemi bërë së bashku një punë të madhe e të palodhshme me shumë dashuri. Une do të vazhdoj të sjell projekte të reja në vazhdim! Faleminderit shumë”, ky ka qënë mbishkrimi i vendosur bashkangjitur një fotografie të Kidës, ku shfaqet me ish-bashkëpunëtorët e saj.
E kontaktuar nga “Top Awards” në lidhje me përfundimin e kësaj kontrate, Kida nuk ka dhënë asnjë prononcim ndërsa ish-menaxheri i saj, Met Elshani, i cili gjithashtu është kontaktuar nga “Top Awards”, ka treguar se çdo të thotë për ata që Kida nuk është më pjesë e stafit të tyre.
“Kida është një artiste e madhe dhe normale që dikush mund të mendojë se largimi Kidës nga “On Records” neve na ka dëmtuar, jo përkundrazi, ne këtë gjë e kemi ditur, pra që një ditë do të vijë fundi i kontratës dhe kemi biseduar me Kidën, e cila na ka vënë në dijeni se do vazhdojë vetë. Ne nuk na ka ardhur asgjë surprizë dhe gjatë kësaj kohe ne kemi punuar me artistë të tjerë që ti ngjisim sa më lartë, dhe pse jo të ndjekin rrugën e Kidës, ku artistët më të përmendur janë Fero, Rina, Endri, Fuego etj”.
“Ne Kidës i urojmë suksese në rrugëtimin e saj dhe do ketë përkrahjen tonë si artiste . Ne i kemi arritur të gjitha qëllimet që kemi patur me Kidën si një artiste e re. “On Records” do sjellë projekte këtë muaj që publiku të argëtohet në mënyrën më të mirë, siç kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve. Faleminderit “Top Awards” për përkrahjen nga ju, suksese në punë“, përfundon Met Elshani.