Pasi ‘vulosën’ himnin e verës së kaluar, Kida dhe Butrinti kanë bashkuar sërish forcat, por këtë herë pa Ledrin. Ashtu siç ata paralajmëruan pak ditë më parë dyshja do të bëhej sërish bashkë dhe sipas tyre ‘kjo verë do të jetë shumë e nxehtë’.
Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar. Megjithatë këtë verë do të kemi një tjetër hit.
Kida dhe Butrinti na kanë bërë dhuratën që e kishin paralajmëruar prej ditësh. “AM & PM” quhet dueti mes dyshes që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”.
Kështu, “Dale”, hiti i verës që lamë pas, është larguar nga klasifikimi i 100 këngëve më të mira shqiptare pas 1 viti, duke i lënë kështu vendin “AM & PM”, hitin që do ta dëgjojmë nga mëngjesi e deri në darkë këto muaj të nxehtë. Por a do ta arrijë suksesin e paraardhësit ky projekt? “AM & PM” e ka renditur dyshen në vend të 36-të këtë javë.