Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Ai është një ndër artistët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në industrinë e muzikës. Kapo ka qenë mjaft aktiv në muzikë duke sjellë gjithmonë projekte të shumta dhe me mjaft të arrira tek publiku.

Nga bashkëpunimet e deri tek projektet solo, reperi gjithashtu na ka lajmëruar se do të na bëjë një surprizë shumë të bukur duke na sjellë jo vetëm një këngë, por një album të ri. Së fundmi, Kapo na ka zbuluar se ka punuar mbi këtë projekt në heshtje pa i treguar ndjekësve të tij. Albumi më i ri i reperit do të quhet “Heart Broken Kids”.

Por, brenda kësaj surprize duket se kemi një surprizë edhe më të madhe. Kapo ka paralajmëruar se do të sjellë një bashkëpunim titanësh me reperin prej vitesh tanimë ikonik të vendit tonë, Mc Kresha. Më poshtë po ju tregojmë dhe këngët e publikuara nga Capital T brenda këtij viti.

“Flakë” – Vendi i 5-të

“Magji” – Vendi i 22-të

“Plan” – Vendi i 55-të

“Valle” – Vendi i 65-të

“Nashta”

“Diego”

“Rrushe”