Pas lajmeve që qarkulluan mbi arrestimin e tij në një club në Zvicër para performancës së planifikuar, reperi i njohur Noizy ka reaguar publikisht përmes një deklarate në rrjetet sociale.

Noizy thekson se autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasoja ligjore, “deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran”. Ai e mbyll reagimin duke thënë se “tani gjithçka është pas krahëve” dhe falënderon fansat për mbështetjen.

Noizy: Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje.

Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve.